TURIZMI.ORG

Mëso dhe ti!

APOLLONIA

Apollonia është një qytet antik në Shqipëri, ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut. Është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s., ndërsa gërmadhat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbetje të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apolloneve.

Porto Palermo

Kalaja e Porto Palermos është një monument i trashëgimisë kulturore e ndërtuar në një gadishull me një panoramë mahnitëse midis qytetit të Himarës dhe Qeparose. Për nga mënyra e ndërtimit është unike në llojin e saj në Shqipëri. Thuhet se kalaja ka ekzistuar kohë më parë, dhe se Ali Pash Tepelena e rindërtoi atë në shek.e XVIII. Sipas shkrimeve të vitit 1912, kjo kështjellë ishte Venedikase. Mbi hyrjen e kalasë ka qënë e vendour një pllakë e gëdhendur me luanin e Shën Mark-ut, e cila tashmë ka humbur. Megjithatë studimet tregojnë se kjo pllakë është hequr jo më shumë se disa dekada më parë, gjë që përforcon teorinë e ndërtimit të keshtjellës nga Venedikasit.

Shpella e Pëllumbasit

Shpella e Pëllumbasit e njohur edhe si Shpella e Zezë është një vend arkeologjik në Shqipëri afër fshatit Pëllumbas. Në këtë vend gjurmim llogaritet të kenë jetuar paraardhësit që në periudhën e hershme diku 10.000 vjet më parë. Me studimet arkeologjike është vërtetuar se në këtë kohë është përdorur teknika e krijimit të zjarrit si dhe të veglave të para primitive dhe të atyre më të zhvilluara.

slide 1
Image Slide 2
Syri Kalter
Image Slide 1
Alpet e Shqiperisë
Image Slide 3
Muzeu Gjergj Kastriot
previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow
Shadow
sqShqip